Detajet

KODA Karoq

Dimensionet

Dimensionet e Škoda Karoq me pamje anësore
Dimensionet e Škoda Karoq me pamje ballore
Dimensionet e Škoda Karoq me pamje nga mbrapa
Dimensionet e Škoda Karoq nga perspektiva e syrit të zogut

Siguria

Aspektet e sigurisë

Škoda Karoq nuk bën kompromis për sigurinë. Opsionet e mëposhtme janë të disponueshme:

ABS parandalon bllokimin e rrotave gjatë frenimit urgjent ose gjatë frenimit mbi rrugë të rrëshqitshme. › EDS ndihmon gjatë përshpejtimit dhe ngjitjes së dishezave me tërheqje të ulët në një prej rrotave aktive. › MSR pengon veprimin bllokues mbi rrotat aktive, që mund të ndodhë kur shoferi ul shpejtësinë mbi një sipërfaqe të rrëshqitshme. › Duke shtuar presionin mbi frena, asistenti i frenimit ndihmon shoferin në situata ku frenimi urgjent është i nevojshëm. Kjo mund të reduktojë ndjeshëm distancën e kërkuar të frenimit. › ASR siguron nisje dhe përshpejtim të qetë pa xhirim të gomave mbi sipërfaqet e rrëshqitshme. › Monitorimi elektronik i presionit të gomave TPM mban të informuar shoferin mbi presionin e gomave në çdo kohë. › Asistenti i nisjes në dishezë ndihmon shoferin të niset i sigurt në dishezë. Sistemi aktivizohet automatikisht në pjerrësi prej 5 gradësh ose më shumë dhe siguron nisje të lehtë e të sigurt në dishezë, pa përdorur frenat e dorës. Sistemi mban automjetin që të mos ecë mbrapsht apo të fiket. › Pulsimi i dritave të frenave parandalon rrezikun e përplasjeve - veçanërisht në momente trafiku në autostradë ose gjatë manovrave të frenimit kundër pengesave të papritura.